Lajme

Letra e dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi

Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi ministri Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti shkruhet:

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *