Uncategorized

Letonia i lejon qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

Parlamenti i Letonisë votoi njëzëri të hënën Ligjin për t’i lejuar shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë nëse dëshirojnë, raporton Reuters.

Juris Rancanis, kryetar i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Parandalimit të Korrupsionit, ishte hartuesi i ligjit në fjalë.

“Qytetarët tanë të cilët duan ta mbështesin Ukrainën dhe vullnetarë për të shërbyer atje për ta mbrojtur pavarësinë e Ukrainës dhe sigurinë tonë të përbashkët duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Ka nisur një ditë e re në Ukrainë dhe sytë e të gjithëve janë drejtuar e një takim i paraparë Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet të hënën, me tensione të larta ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në terren.

Kryeqyteti ukrainas po del nga një shtetrrethim gjatë fundjavës, pasi shpërthimet e shumta u dëgjuan para agimit.

Sirenat e sulmit ajror sapo kanë rënë në disa qytete dhe gjatë natës Rusia bombardoi Chernihiv dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainasë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *