Lajme

Lepusha e Vermoshi 16 ditë pa drita, kryeplaku: 700 banorë e turistë të bllokuar

SHKODËR – Prej 16 ditësh, 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, janë në errësirë të plotë dhe në të ftohtë. Alarmi është ngritur nga kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata, i cili se pasojë e kësaj fatkeqësie ishte stuhia dhe bora në zonë që shkatërroi telat dhe traversat elektrikë. Duke folur mbi gjendjen e rënduar të 700 banorëve, ai shtoi se edhe shumë turistë janë bllokuar në vend për shkak të gjendjes.

“Zona e Vermoshit dhe Lepusha, ka 16 ditë pa drita, që në datën 27 të muajit, kjo për shkak të stuhisë dhe borës, e cila ka shkatërruar telat dhe traversat. Jemi munduar t’i lidhim, kemi pasur vetëm dy ditë, 4-5 orë dhe s’ka më.”, tha ai për Report tv.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

I pyetur lidhur me ndërhyrjen e OSHE-së për korrigjimin e situatës, kryeplaku i Kelmendit tha se ka pasur ndërhyrje, por për shkak të infrastrukturës së dobët nuk është arritur rezultati i kërkuar. Vata i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të marri masat e duhura që t’i kthehet energjia Lepushës dhe Vermoshit.

“Kemi pasur kontakte me drejtorinë e drejtësisë së madhe dhe kryebashkiakun, kanë çuar njerëzit. Kanë ardhur, por infrastruktura dhe rrjeti është shumë i dobët edhe punonjësit s’kanë çfarë t’i bëjnë. Dua t’i bej apel shtetit shqiptar që të merren masa dhe në zonat Vermosh Lepush, të vijnë elektricistë.  Jemi bërë të ikim natën me këtë gjendje që jemi”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *