Shëndetësi

Lëngu i kuq i shegës që bën “mrekulli” për shëndetin e njeriut

Nuk është rastësi që shega  konsiderohet si fruti thesar i vjeshtës, pasi si kokrrat ashtu edhe lëngu i shegës përmbajnë shumë vitamina dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tonë.

Lëngu i shegës është një nga “sekretet” e njohura për të forcuar sistemin tonë imunitar, ndërsa përfitimet e shegës përfshijnë  edhe parandalimin e kancerit dhe fertilitetin.

Por pse janë kaq të mira për shëndetin tonë?

Antioksidantë

Lëngu i shegës përmban antioksidantë të fuqishëm dhe sipas studimeve përmban deri në tre herë më shumë antioksidantë në krahasim me çajin jeshil. Këto substanca reduktojnë stresin oksidativ.

Vitaminë C

Përfitimet e kësaj vitamine në lëngun e shegës për organizmin tonë janë të shumta, pasi ndikojnë edhe në shëndetin e lëkurës, funksionin e sistemit imunitar dhe shërimin e plagëve.

Hipertensioni

Për sa kohë që presioni ynë i gjakut mbahet konstant në nivele të larta, po kështu rritet edhe rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Sigurisht, zgjedhjet tona dietike luajnë një rol vendimtar dhe sipas gjetjeve të publikuara në Phytotherapy Research, vetëm 150 ml lëng shege në ditë për dy javë në mënyrë efektive redukton hipertensionin.

Artriti

Lëngu i shegës ka edhe veti anti-inflamatore që veprojnë në inflamacionin e shkaktuar në kyçe dhe konsiderohet si një aleat ushqimor në luftën kundër artritit.

Kujtesa

Sipas hulumtimit të publikuar në Journal Neurobiol Dis, lëngu i shegës rrit kujtesën.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *