Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Ja epiqendra dhe magnituda
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 3.9 rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.
Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.
Rruga Press