BallinaLajme

Lejuan prerjen e pyjeve/ Gjykata e Korçës lë në burg 5 efektivë të policisë

Gjykata e Korcës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e komisariatit të Maliqit. Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici morën masën arrest me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat. 7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Në keqpërdorim të atributeve qe u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.

Rruga Press

YouTube player