Leja e lindjes shkakton debat në rrjet,komplekset e baballarëve konservatorë
SHBA– Një sipërmarrës i shquar po kritikohet së fundmi për shkak se i cilësoi ‘baballarët’ e rinj si humbësa (losers) për shkak se kërkojë që edhe ata të marrin “leje lindjeje”.
Bashkëthemeluesi i Palantir, Joe Lonsdale iu përgjigj një postimi në Twitter në lidhje me Sekretarin e Transportit të SHBA, Pete Buttigieg, i cili u largua nga puna për t’u kujdesur për të porsalindurit e tij binjakë. Buttigieg u largua vetëm dy muaj, jo gjashtë sa ia njeh ligji në SHBA.
“Çdo burrë në një pozicion të rëndësishëm që merr 6 muaj leje për një të porsalindur është një humbës. Në kohët e vjetra burrat kishin fëmijë dhe punonin më shumë për të siguruar të ardhmen e tyre – kjo është përgjigja e duhur mashkullore,”-shkroi ai duke shkaktuar debat pafund në rrjet.
Menjëherë pas postimit të tij, bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian, iu përgjigj postimit të Lonsdale, duke shkruar se “me krenari” mori lejen dhe do ta bënte përsëri.
Por kjo nuk është hera e parë që Lonsdale trazon rrjetin. Në nëntor 2020u zhvendos nga San Francisko në Austin, Teksas duke u shprehur se ishte i zemëruar me taksat dhe idealet liberale të Kalifornisë. Ai është aktualisht një partner në 8VC, një firmë që menaxhon disa miliardë dollarë në formë kapitali.
Rruga Press

