Bota

Lehtësuan masat pak javë më parë, Belgjika rikthen kufizimet

BELGJIKË– Belgjika pritet të kthejë kufizimet e koronavirusit të premten, vetëm disa javë pas lehtësimit të masave, për shkak të rasteve në rritje dhe shtrimeve në spital.

Rregullat përfshijnë mbajtjen e maskave për fytyrën në vende publike dhe maska të detyrueshme për stafin në bare, restorante dhe klube fitnesi. Për të hyrë në këto ambiente do të kërkohet edhe certifikatë vaksinimi ose test negativ për Covid.

Lexo më shumë  Konsiderohej si njeriu kyç i Iranit në luftë - IDF: Këshilltari i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë

Që nga e premtja, do të mbahen maska në vende publike dhe ato do të jenë të detyrueshme për stafin e bareve, restoranteve dhe klubeve të fitnesit. Ne duhet të ngremë muret tona të mbrojtjes,” tha kryeministri Alexander De Croo.

Associated Press raportoi se infeksionet ditore janë rritur me 75% në javën e fundit me 5299 raste. Shtrimet në spital janë rritur me 69% në 102 raste ditore ndërsa vdekjet janë rritur pak me 13 në ditë.

Lexo më shumë  Costa: Situata në Ngushticën e Hormuzit vjen nga një luftë ku ne nuk marrim pjesë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *