Bota

‘Legjislacioni i ri kufizon shprehjen e lirë’, Spotify pezullon shërbimin në Rusi

Zëdhënësi tha se ndërsa është e rëndësishme që të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të ofruar lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura në rajon.

Platforma e transmetimit muzikor Spotify ka pezulluar shërbimet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha një zëdhënës i kompanisë.

Sipas Guardian,  zëdhënësi tha se ndërsa është e rëndësishme që të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të ofruar lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura në rajon, ndikimi i legjislacionit të ri kufizon më tej aksesin në informacion, eliminon shprehjen e lirë dhe kriminalizon disa llojet e lajmeve vënë në rrezik sigurinë e punonjësve të Spotify dhe ndoshta edhe të dëgjuesve tanë.

Lexo më shumë  Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Pasi kemi shqyrtuar me kujdes opsionet tona dhe rrethanat aktuale, kemi ardhur në vendimin e vështirë për të pezulluar plotësisht shërbimin tonë në Rusi”.-tha zëdhënësi.

Spotify ndjek një varg të gjatë kompanish perëndimore, duke përfshirë Apple, H&M, Mastercard, Netflix, Unilever, Visa dhe më shumë, për të pezulluar ose larguar shërbimet në Rusi pas fillimit të luftës.

Lexo më shumë  Programi Botëror i Ushqimit: Ngushtica e Hormuzit shkaktoi ndërprerjen më të rëndësishme të furnizimit që nga COVID-19

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *