Lajme

LDK pas largimit të Listës Serbe nga institucionet: Politikat populliste i sjellin Kosovës dëme afatgjate…nxit agjenda destabilizuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se politikat populliste të Qeverisë i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare.

Edhe njëherë, atëherë kur më shumë se kurrë nevojitet një unifikim në qëndim që i shërben sovranitetit të Kosovës, përballë kordinimit të Listës Serbe dhe strukturave paralele kriminale në veri të Kosovës me presidentin serb, Alexandar Vuçiq, për destabilizim në Kosovë, edhe në situata të tilla partitë opozitare shfrytëzojnë rastin për ta “goditur” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjë që i nxjerr shpesh në qëndime dhe pozicione të ngjajshme me atë të Listës Serbe, e cila kërkon të gërryejë deri në fund shtetësinë e Kosovës.

Në një komunikatë për media, LDK-ja ka thënë se Qeveria po ka synim turmat partiake para interesave madhore nacionale.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Në kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bien në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK-ja i ka ftuar qytetarët në veri për qetësi, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tjerë evropianë.

“Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxit dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, thuhet në reagim.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Serbët vendosën të shtunën të largoheshin nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ata po kërkojnë të tërhiqet vendimi për konvertimin e targave ilegale në RKS dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Edhe në qëndrimin e LDK-së, si në atë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj vërehet një “tolerancë” ndaj Listës Serbe dhe një qasje agresive kundrejt Qeverisë së Kosovës, duke thënë se qëndrimet e saj janë populiste, të pakordinuara, gjë e cila i shërben agjendave destabilizuese.

Në po këtë mënyrë, në lidhje me vendimin e targave, edhe Lista Serbe pretendon se fajtore dhe destabilizuese është Qeveria e Kosovës, kurse vetë ata të cilët po përgatisin trazira në Kosovë e paraqesin veten viktimë të “agresionit” nga ana e institucioneve të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *