Lajme

LDK-ja publikon programin “Demorkatik”, gabojnë me emrin e partisë së vet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar disa pamje nga programi zgjedhor i partisë së tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Një gjë që është vërejtur në programin e LDK-së është gabimi drejtshkrimor. Fjala “Demokratike” është shkruar “Demorkatike”.

“Programi ynë tek secili prej jush! Takoni vullnetarët tanë, kandidatët tanë dhe aktivistët tanë për t’i dëgjuar drejtpërdrejt projektet dhe zotimet tona për Kosovën”, thuhet në përshkrimin e Abdixhikut në Facebook.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale lidhur me gabimin. 

Shkrimtarja e profesoresha Majlinda Bregasi, ka ironizuar me këtë gabim.

“Çka i paska ba vaki akademisë kështu?! I paska rrok pak disleksia, ama pak është, mos e bëni të madhe”, ka shkruar ajo në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura