Lajme

LDK-ja gradualisht shndërrohet në Degë të PS-së

Shkruan Sadri Ramabaja

Më 11 gusht pata publikuar një status, ndërkaq paragrafi i më poshtëm u bë objekt komentesh e polemikash nga miq të mi, kryesisht ish bashkëveprimtar në LPK-së, ndër ta edhe publicisti i njohur e i çmuar nga ana ime, Bedri Islami, që reagoi edhe në një koment të tij të publikuar tek DITA.

“Policentrizmi i nacionalizmit modern shqiptar, përmes Vetëvendosjes po e shmangë inferioritetin e kosovarëve në kokumikimin politik në relacionin Tiranë-Prishtinë. Gjithësesi edhe në komunikim me botën e jashtme.

VV përmes qeverisjes në Kosovë, është shndërruar në opozitën reale të Qeverisë Rama 4. Por, prej 25 prillit, edhe PS, respektivisht fraksioni i mbyllur i ashtuquajtur Rilindje, është opozita reale e Qeverisë Kurti 2. …”

Lexo më shumë  Sot 26 vjet nga Masakra e Reçakut

Si e shihni, ju miqtë e mi, takimin e përfaqësuesve të LDK-së (Abdixhiku/Haziri) me Edi Ramën dhe më pas me Zoran Zajev-in?

Për mua është e qartë se ish nndega e PDK-së – LDK-ja, që drejtohej nga treshja: Isa M., Lutfi H. & Agim B., ndërkaq tashti nga dyshja Lumir A. & Lutfi H., paksa e “pavarësuar” sa për t’ bërë konkurencë PDK-së, po kalon në cilësinë e Degës së PS, njejtë siç janë shndërruar simotrat e tyre PDK dhe BDI. Kështu duket se do të jenë tok opozitë reale e VV-së. Fundja, të gjithë i bashkojnë oligokratët e përbashkët dhe interesat, tok me ëndrrat për rikthim të të shkërmoçurve më 14 shkurt (të LDK/PDK…) në pushtet (në Prishitnë).

Lexo më shumë  ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, eksperti i Octopus: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Këtë vrap të dyshes së LDK-së nga Prishtina në Tiranë e nga Tirana në Shkup, pothuajse të heshtur (jo krejt ilegal), natyrisht nën regjinë e km Rama, jam i prirë ta shikoj, megjithatë, i relaksuar. Se si më kujton vrapin e dhelprës pas k. të dashit. Po harrojnë këto dhelpra se Grenell nuk është më në Shtëpin e Bardhë, ndërkaq 24 marsi i vitit 2019, nuk rikthehet më, rrjedhimisht as projekti i Novisadit i konvertuar në “Open Balkan” nuk kalon dot!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *