Lajme

LDK-ja dënohet nga PZAP-ja me 20 mijë euro për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes”, pasi kandidatja për deputete e krahasoi Kurtin me Hitlerin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Lexo më shumë  Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve

Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë – e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.

PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas.

Ankesa e LVV-së ishte bërë më 13 janar.

Vendimi i PZAP-së

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti i Institutit GAP: Kosova me arritje të jashtëzakonshme, e para në rajon në eksportin e shërbimeve në vitin 2025