Lavrovi takohet me ministrin e jashtëm të talebanëve në Tunxi të Kinës
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takua të enjten me ministrin e Jashtëm në detyrë të Afganistanit Amir Khan Muttaqi në Tunxi të Kinës, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Të mërkurën, Lavrov u takua me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi në Tunxi. Në një foto të publikuar nga ministria ruse, të dy u shfaqën të veshur me maska dhe duke u përshëndetur me njëri-tjetrin duke u përplasur me bërryla.
Rruga Press