KryesoreLajme

“Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës”

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi, në afërsi të fshatit Zubç.

Sveçla u shpreh se Zymberi është vrarë nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia

“Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij.”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla tha se gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *