Lajme

Latifi: Kam ardhur t’ia kthejë borxhin Kosovës, ta rindërtojmë Shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me prioritetet dhe objektivat për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjinë Legjislative të Ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Latifi me këtë rast tha se ka ardhur nga Amerika t’ia kthejë borxhin Kosovës, duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve siç ka thënë ai për rindërtimin e shëndetësisë.

“Unë e kam lënë një institucion jashtëzakonisht të fuqishëm shëndetësorë, ku katër kirurgë të pediatrisë i bëjnë 4-5 mijë operacione në vit, ose ku bëhen operacione të jashtëzakonshme. Kam ardh këtu vetëm me një qëllim shumë të thjeshtë, me ja kthy borxhin Kosovës. Unë jam përgatit këtu, këtu e kam kryer Fakultetin e Mjekësisë, këtu kam mbaru shkollën e mesme të mjekësisë. Për arsye që tani po na ikin specializantët dhe mjekët tanë, edhe unë kam shkuar në Amerikë”, ka thënë ai. “Për me rregullu shëndetësinë në Kosovë dhe kudo në botë, nuk është vështirë fare, vetëm nëse kemi përballë idenë dhe konceptin kush po na duhet, për çfarë po punojmë na. Për me u kujdes ne për pacientin në mënyrë moderne, me standardet më të larta, ne duhet me pas ekipin e mirë. Ekip që formohet prej mjekëve, infermierëve, teknikëve, punëtorëve shëndetësorë, administratorë, prej të gjithë neve”.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku tha se në Komision do të diskutohet për objektivat dhe sistemin shëndetësor në Kosovë.

“Ne kemi miratuar programin Qeverisës dhe në qendër të vëmendjes do të jetë pacienti. Edhe një Ligj për shërbime shëndetësore shpresojmë të vije në Kuvend”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *