KryesoreOpinion/Aktualitet

Largojeni Baton Haxhiun nga ekranet shqiptare!

Shkruan Milaim Nela

Të deklarosh në mes të Tiranës në televizonin më të ndjekur shqiptar se të drejtat e serbëve janë shkelur gjithandej në Kosovë pas luftës është e PAPRANUESHME!

Éshtë kriminale!

Është antishqiptare!

Është ANTIKOMBËTARE!

Çfarë provash të tjera doni që ky njeri është një shqipfolës i pështirë, një lëkurëshitur që mbron hapur dhe bile me arrogancë interesat e Serbisë!

Unë nuk e di kush është pronari i Syri TV por kushdo që të jetë i bëj thirrje të vendosë veton e ai njeri të mos shkelë më në studiot e këtij televizioni!

I bëj thirrje gazetarit Çim Peka se nëse në dejet e tij ka gjak shqiptari të mos e marrë më këtë vemje gjakprishur edhe nëse i kushton vendin e punës!

Jo vetëm ky televizion po çdo media që flet shqip duhet ti bëjë BLLOK Baton Haxhiut!

Kjo deklaratë e Baton Haxhiut është tejkalim i çdo kufiri të deklarimit të një shqiptari!

Pretendimet e Baton Haxhiut nuk i kanë as serbet e Kosovës!

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ato që thotë Baton Stanishiçi nuk i thotë as Nenad Rashiçi e as Rada Trajkoviçi!

Sovranizmi pa mirëqenie nuk ka kuptim – thotë Stanishiçi. Pra ai sugjeron kthim nën Serbi se vetëm atëherë shqiptarët do kenë mirëqenie!

Ky njeri është negociatori i nëndheshëm i Ballkanit të Hapur dhe pasi futi delikuentin Edi Rama nën ombrellën e Vuçiçit i është kthyer Kosovës dhe zhbërjes së Pavarësisë së saj!

Hiqeni plehrën nga ekranet shqiptare se po ju fyen ju!

Hiqeni se po fyen të gjithë shqiptarët!

Çfarë doni që ai të bëjë më shumë që ju t’i thërrisni mendjes dhe ndërgjegjes kombëtare!?

A e kuptoni se ai po shkelë mbi gjakun e 13000 shqiptarëve të vrarë nga makineria serbe!

A e kuptoni se duke lejuar deklarata të tilla po lendoni shpirtërat e mbi 1300 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga makineria serbe!?

A e kuptoni se duke lejuar Baton Haxhiun të bëjë shërbime të tilla në mediat shqiptare po përdhunoni edhe njëherë 20.000 gratë dhe vajzat shqiptare të dhunuara nga makineria serbe!?

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

A e dini se akoma mbi 1500 viktima të pafajshme akoma nuk kanë as varre!?

Kjo është thirrje nga shpirti!

Është thirrje që rrjedh nga dhimbja për ata që akoma nuk kanë gjetur drejtësi nga krimet serbe!

Nëse i thoni vetes gazetarë shqiptarë dëgjojeni zërin e ndërgjegjes tuaj profesionale e kombëtare e shporreni këtë njeri e të shkojë ta bëjë propagandën e tij të fëlliqur në televizionet e Beogradit por jo në mediat shqiptare!

Sot e ka derdhur kupën!

Nga sot e tutje kushdo që fton Baton Haxhiun jo vetëm që nuk i shërben interesit publik të shqiptarëve por i shërben drejtpërsëdrejti Aleksandër Vuçiçit dhe interesave të Serbisë!

Kjo është vija e kuqe!

PS: Duke qenë se ky ishte i ftuar në atë studio si gazetar do të duhet që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të dalë me një prononcim zyrtar dhe ta dënojë deklaratën e Baton Haxhiut pasi do ishte në nderin e tyre.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *