Lajme

Largimi i Listës Serbe s’e pengon funksionimin e institucioneve, por shkel Kushtetutën

Deputetët dhe ministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe që të shtunën vendosën për largim nga institucionet e Kosovës, ka më shumë se katër muaj që i kanë bojkotuar ato. Që nga fundi i qershorit e deri më tani deputetët e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, e ministri Goran Rakiq në mbledhjet e Qeverisë

“Lista Serbe është në Beograd…”, kësisoj qe deklaruar në një rast kryeparlamentari i Kosovës, kur përfaqësues të grupit parlamentar të Listës Serbe munguan në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e saj, që të shtunën u deklaruan për largim nga institucionet e Kosovës, ka rreth katër muaj që i bojkotojnë ato. E neni 70 i Kushtetutës së Kosovë parasheh që mandati i një deputeti të pushohet në rast se ai nuk merr pjesë në punime për gjashtë muaj radhazi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në rastin aktual të tërheqjes së deputetëve të Listës Serbe, Ligji për Zgjedhjet e parasheh zëvendësimin e tyre me personat që kanë mbetur jashtë listës zgjedhore të kësaj partie.

E në rast të ministrave të dorëhequr parashihet vazhdimi i ushtrimit të kësaj detyre nga zëvendësi.

Vendimi i udhëheqjes së Listës Serbe për tërheqje nga institucionet, sipas njohësve, nuk ndikon në funksionimin e tyre.

“Shpërndarja e Kuvendit është e përcaktuar me Kushtetutë, ku saktë përcaktohen kushtet se në çfarë situatash mund të vijë deri te shpërndarja. Pra, LS-ja e ka të pamundur një veprim të tillë. Kuvendi mund të konsiderohet jo aktiv nëse nuk ka shumicë të nevojshme për funksionimin e tij”, ka thënë Flamur Hyseni, profesor universitar i së drejtës.

Për profesorin universitar të së Drejtës, Flamur Hyseni, as dorëheqja e Rakiqit nuk ndikon në funksionimin e Qeverisë.

“Largimi nga Qeveria nuk e ndikon funksionimin e Qeverisë, sepse ka edhe zgjidhje tjera kushtetuese dhe përderisa nuk ka mocion mosbesimi të suksesshëm ndaj Qeverisë, atëherë Qeveria është në mandat kushtetues”, ka shtuar Hyseni.

E për profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, Rakiqi ka bërë shkelje të Kushtetutës duke u bërë rezistencë vendimeve të institucioneve të Kosovës, pjesë e së cilave ishte.

“Qeveria duhet të marrë guxim ta respektojë ligjin për të gjitha komunitetet dhe për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës, njësoj dhe baras”, ka thënë Arifi.

Vendimin për tërheqjen nga institucionet Lista Serbe e mori pas takimit të mbajtur në Zveçan. /koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *