Lamtumira e Zaev dhe dështimi final i Vuçiç dhe vasalit Edi Rama
Në tryezën e organizuar në Tiranë për nismën Ballkani i Hapur, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ky është takimi i fundit për të. Ai tha se do jetë pjesëmarrja e fundit për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut.
Zaev ishte i vetmi që i ishte bashkuar projektit të Aleksandër Vuçiç, që u mbështet në mënyrë të verbër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në këtë tryezë, Rama dhe Vuçiç u përpoqën që të marrin me zor një shenjë pëlqimi nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit është akuzuar nga mediat perëndimore se po përkrah dy autokratët e rajonit, Vuçiçin dhe Ramën, duke retushuar realitetin në Serbi dhe Shqipëri.
Megjithatë, edhe Varhelyi pati vështirësi të thotë një PO të hapur në mbështetje të Ballkanit të Hapur.
Ai e tha thatë se BE e mbështet këtë nismë, nëse i bashkohen të gjitha vendet e tjera të rajonit.
Pikërisht nga kjo tryezë, Edi Rama bëri sikur iu lut vendeve të tjera të bashkohen në nismë. Kurse Aleksandër Vuçiç luajti rolin e ‘policit të keq’, kur me arrogancë deklaroi se nuk do të kërkojë falje dhe se i ka ardhur në majë të hundës me vendet që nuk po bashkohen me nismën serbomadhe.
Ajo që nuk thonë as Vuçiç dhe as Rama është se kjo nismë ka vdekur, ndoshta pa lindur. Po nis viti i katërt që kur kjo nismë u ngjiz në Serbi dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përveç faktit se Zoran Zaev ka njohur goditje politike në vendin e tij.
Nëse vendet e tjera nuk janë bashkuar pas më shumë se tre vitesh, kjo nuk mund të ndodhë më.
Lamtumira e Zaev sot ishte si një sinjal se projekti i Vuçiç dhe i Serbisë së Madhe vdiq në Tiranë, aty ku nuk duhej të ishte pranuar kurrsesi që në fillim. /syri.net
Rruga Press