BallinaLajme

Lali Eri harron aferën me 30 milionë euro, që do të shkonin në Delaware: Tek Astiri na vonoi politika!

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në ABC News, ka deklaruar se Bashkia e Tiranës, u vonua në punimet në Unazën e re, për “arsye politike” për plot tre vjet.  Pra, Veliaj po thotë se ishte opozita, ajo që vonoi punimet në këtë aks rrugor.

Me sa duket, kryebashkiaku, e ka harruar aferën me 30 milionë euro në Unazën e re, ku kompania fantazmë, “DH Albania”, duke falsifikuar bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA, po përvetësonte 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë, të cilat do të pëfundonin në llogarinë bankare të një personi të panjohur në SHBA.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Afera e denoncuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u hetua thjesht si një falsifikim nga prokuroria në Shqipëri dhe asnjëherë nuk pati mjaftueshëm interes, për të shkuar përtej recepsionistit 26 vjeçar.

Ishte pikërisht kjo aferë dhe tentativë për të vjedhur paratë e shqiptarëve, që jo vetëm vonoi punimet, por ndryshoi edhe kryekëput projektin e rrugës, ndryshim ky për të cilën autoritetet asnjëherë nuk dhanë shpjegime.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Veliaj, jo vetëm që e ka harruar aferën, por tashmë deklaron se ishte opozita ajo që i pengoi punimet tek Astiri, duke i faturuar dështimin e qeverisë, “arsyeve politike”.

Spikeres së lajmeve që e pyeste Veliajn në këtë intervistë, duket se kjo deklaratë nuk i bëri aspak përshtypje, ose nuk kishte mjaftueshëm informacion për ta pyetur kryebashkiakun për këtë fakt, jo edhe aq të parëndësishëm!/TPZ.al/

YouTube player