Lajme

Zbardhen emrat e parë, kush janë të arrestuarit për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës

Zbardhet të tjerë emra për të cilët është lëshuar urdhër-arrest për hetimin lidhur me inceneratorët.

Disa urdhër-arreste të firmosura nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, janë ekzekutuar nga policia të Hënën mbrëma dhe këtë të Martë, ndërkohë që aksioni është në vijim.

Një prej të arrestuarve është Florian Muçaj, i cili ka qenë pjesë e komisionit të prokurorimit për inceneratorin e Fierit. Muçaj, aktualisht, është drejtor në kompaninë Albpetrol.

Lexo më shumë  VOA: Rama i la në dorë të Beqajt fondet e BE pavarësisht dyshimeve për korrupsion

Loran Dusha, administrator i kompanisë Integrated Technology Waste Treatment Fier, kompania koncesionare e djegësit të Fierit, po ashtu është vënë në pranga.

Loran Dusha, foto nga lidhja me video me komisionin e posaçëm Hetimor për inceneratorët

Burime bënë me dije se ata janë ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme në Fier.

Urdhër-arrestet prekin edhe persona të akuzuar lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Ariola Kodra, administratorja e kompanisë “Integrated Energy”, firma koncesionare e djegësit të Tiranës, është po ashtu një emër i listuar në urdhrin e gjykatës së Posaçme.

Ariola Kodra në komisionin hetimor për inceneratorët

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu:  Sfidë bashkëpunimi juridik me Serbinë për lirimin e shqiptarëve të arrestuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *