KryesoreLajme

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Erion Veliaj (VIDEO)

Një zhvillim i papritur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij. (Shikoni videon me poshte) 

(Momenti kur oficerët e BKH-së e marrin Erion Veliajn, tashmë i arrestuar)

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.

Lexo më shumë  BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë

Lajmi në përditësim… 

Rruga Press

YouTube player