Afera e inceneratorëve, priten arrestime
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur disa urdhër-arreste për çështjen e inceneratorëve, kërkuar nga SPAK.
Raportohet se policia ka nisur një aksion për ekzekutimet e urdhër-arresteve.
Operacioni është ne vijim, ndërsa ende nuk dihen më tepër detaje.
Lidhur me inceneratorin e Elbasanit është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Strela Gugallja. Në SPAK, është bërë kallëzim edhe për inceneratorin e Tiranës dhe Fierit.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori që ka nën hetim inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.
Rruga Press