LAJM I TRISHTË/ Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga COVID19, Këngëtari shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv
Këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili, është shtruar ditën e sotme në Spitalin Infektiv.
Disa ditë pasi kishte shfaqur shenja të virusit, gjendja e tij është përkeqësuar dhe për pasojë është dashur shtrimi i menjëhershëm.
Qamili tashmë ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv, i njohur që prej pandemisë si COVID1.
Rruga Press