Lajm i shumëpritur për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmë financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit
Sot, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.
Në këtë UA janë thjeshtuar procedurat e aplikimit për qytetarët nëpërmjet të cilave përkrahen financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.
Është zgjeruar gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit dhe janë evituar zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Përditësohet shtojca e çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje financiare. Pra, shtojca do të jetë fleksibile.
Gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.
Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.
Njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale.
Për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit.
Rruga Press