LAJM I FUNDIT/Deputeti i PS-së Alqi Bllako dorëzohet në polici
Arrestohet ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako. Ai është dorëzuar në Policinë e Tiranës.
Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.
Rruga Press