LAJM I FUNDIT/ Bllokohen 129 pasagjerë në mes të detit në Vlorë, s’ankorohet trageti
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet këtë të martë për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.
Mëngjesin e sotëm sapo u akostua, këputi gjithë litarët dhe doli përsëri në radën e Vlorës në pritje për përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike të cilat sipas kapitenerisë së portit pritet të jenë mbas orë 12:00.
Rruga Press