Uncategorized

Lajm fantastik! Fabrika e njohur gjermane MUNDA hap filialin në Kosovë!

Po afrohet hapja e fabrikës së MUNDA-s, që do të prodhoje nga Kosova për sektorin gjerman të automjeteve.

Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit.

Lexo më shumë  “Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit vendas

MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.

Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milion Euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023. /kosovapost.net/

Lexo më shumë  “Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit vendas

Rruga Press

YouTube player