Lajçaku po përpiqet të organizojë një takim Kurti- Vuçiq e të arsyetojë vendin e punës
Gazetari shqiptar në Bruksel, Augustin Palokaj ka folur për vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën në Kosovë.
Teksa ka përmendur edhe takimin e Lajçakut me kryeministrin e Serbisë, Milosh Vuçeviq, të zhvilluar të hënën, duke thënë se veprimet e Lajçkut janë për ta arsyetuar vendin e tij të punës e ndoshta mundësisht për të organizuar një takim të niveli të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Lajçaku është në postin e të dërguarit të posaçëm dhe nuk është se ka ndonjë veprim konkret, pasi që nuk është se ka takime në kuadër të dialogut, ka kaluar më shumë se gjysmë viti në kuadër të dialogut, pos disa takimeve që kanë pasur për çështjen e dinarit apo ndonjë temë tjetër dhe tash kur është mësuar se ai do të jetë në këtë post derisa të caktohet pasardhësi i tij, ai dëshiron të lë përshtypje se është duke punuar, duke bërë përpjekje për takime të radhës, për të vënë në rend dite tema të ndryshme që shqetësojnë palët dhe ka pritje në disa qarqe të BE-së që mundësisht, së paku një takim tjetër të nivelit të lartë të organizohet para se Lajçaku të largohet nga ky post”, është shprehur Palokaj.
Megjithëktë ai ka thënë se nuk shihet vullnet as nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e as nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillojnë ndonjë takim.
Rruga Press