KryesoreLajme

Lajçak sot në Kosovë, pritet takimi me Kurtin

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet në orën 15:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Diplomatit sllovak, Këshilli i Bashkimit Evropian, i ka vazhduar mandatin deri në gusht të këtij viti.

YouTube player