Lajme

Lajçak pas takimit për targat në Bruksel: Brenda 6 muajve do të paraqiten gjetjet konkrete

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Ai ka thënë se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që brenda 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

Lexo më shumë  Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

Krejt kjo erdhi pasi Kosova kishte vendosur masën e reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia për çka nxiti reagimin e kësaj të fundit.

Pas 13 ditësh bllokadë të pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e barrikadave dhe Policisë së Kosovës, kjo kërkesë që ishte pika e parë e marrëveshjes. Pikë e dytë e marrëveshjes ishte vendosja e stikerseve në veturave e cila filloi të zbatohet me 4 tetor.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *