Lajme

Lajçak: Me Osmanin u dakorduam të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka shkruar në Twitter se së bashku me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar sot një takim me presidenten Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës në Kosovë.

Lexo më shumë  Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

“Ndër të tjera, ramë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka shkruar diplomati sllovak.

Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në shtator të vitit 2020, zyrtarët e delegacionit të Kosovës kishin deklaruar se është arritur me Serbinë një marrëveshje për të pagjeturit. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes.

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur dhe se është e rëndësishme të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

Lexo më shumë  Apeli i GJKKO-së lë në burg Erion Veliajn

Mbi 1600 persona konsiderohen si të pagjetur që nga koha e luftës në Kosovë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit