Lajme

Lajçak: Dialogu Kosovë – Serbi nuk është teknik, çdo gjë është politike

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk ka dialog teknik, pasi çdo gjë në dialog është shumë politike.

Lajçak ka thënë se ai nuk shikon arsye, por shikon si të zgjidhë problemin.

“Më pëlqen të citojë Nelson Mandelan, që ka thënë ‘gjithmonë mund të duket e pamundur, derisa arrihet’. Unë jam menaxher, e bëjë, kur e shoh problemin shikoj për zgjidhje, e jo arsyetime. Jam në dijeni të gjitha gjërave, zgjedhjeve, prioriteteve të BE-së, por a është arsye për të mos bërë gjë. Sigurisht jo. Unë u them kolegëve nëse ka alternativë më të mirë sesa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e integrimi i rajonit në BE, atëherë më thuani e do të heqi dorë. Por nuk ka. Nuk na ndihmon asgjë të ulemi e ankohemi”, ka thënë Lajçak në tryezën e organizuar nga European Policy Centre. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike. {do gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla: Parcela në perimetrin e sigurisë së stacionit policor në Jarinjë doli pronë e Veselinoviqit, Berat Buzhalës dhe ish-ambasadorit në ShBA

Lajçak ka treguar edhe për vizitën që do ta ketë në Kosovë e Serbi këtë javë.

“Do të udhëtojë në mëngjes të mërkurën, tri ditë do të jem në Kosovë, si pjesë e programit, do të takohem me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me përfaqësues të partive politike. Më pas do të vazhdojë vizitën në Beograd. Është pjesë e vizitave të mia të rregullta në rajon, diskutime me liderë si të shtyjmë procesin para”, ka thënë Lajçak.

Lexo më shumë  ‘Panairi i produkteve tradicionale’, Kryeministri Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës

Ai ka thënë se palët kanë kërkuar dialogun dhe se duhet të dëshmojnë se janë të gatshme për marrëveshje e për integrim në BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *