Lagjja “Kume” në Vlorë pa asnjë investim, banorët akuza bashkisë: Asnjë punë nuk bëjnë!
Zona e njohur si “Kume” pjesë e lagjes “1 maji” në Vlorë nuk ka kanalizime, dhe rrjet kullues, ndaj banorët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj bashkisë. Gjithashtu në zonë mungon uji I pijshëm për të cilin banorët thonë se është premtuar disa here.
Kjo është situata në zonën “Kume” të Vlorës.
Pjesë e lagjes “1 maji” banorët e zonës po vuajnë mungesën e kanalizimeve.
Ujërat e zeza mund të shihen në sipërfaqe, ndërsa janë kthyer shqetësim serioz për banorët.
“Po nuk ka më sepse është uji jeshil. Nuk ka ujë të pijshëm.”
“I paguajmë të gjitha detyrimet, por nuk ka ujë. Kur vjen puna për të drejtat tona nuk kemi.”
Situata për ta rëndohet edhe më tej, për shkak edhe të mungesës së ujit të pijshëm.
“Një orë ujë në ditë na vjen. Na thonë se do t’i rregullojmë. Ne nuk na vjen fare uji edhe pse jetojmë prej 35 vitesh këtu.”
Thonë se shumë gjëra u janë premtuar nga pushtetarët por asnjë punë nuk është bërë.
“Kemi vajtuar 200 herë dhe nuk kanë bërë gjë. Vijnë për fushatë për vota dhe pastaj nuk të njeh njeri.”
Në lagjen 1 dhe 24 Maj në Vlorë po kalon një projekt i plotë për rikonstruksionin total të këtyre blloqeve të banimit Në këtë projekt nuk janë aspak të parashikuara fonde për kanalizimet e ujërave të zeza.
Rruga Press

