“Lada” viktima e radhës e sanksioneve kundër Rusisë- Ndalohet prodhimi i makinave në të gjitha fabrikat
Ndërkohë që pushtimi i Ukrainës po kalon kufirin dy-javor, sanksionet po rriten ngadalë dhe kompanitë në mbarë globin po pezullojnë operacionet e tyre të bizneseve në Rusi. Operacionet e brendshme atje po ndjejnë gjithashtu pasojat, “Lada” që është detyruar të ndalojë prodhimin, raporton Wall Street Journal.
Lada është në pronësi të AvtoVAZ, pasi u themelua në vitin 1966 si një nga prodhuesit kryesorë të automjeteve brenda asaj që ishte atëherë BRSS. Fabrikat e kompanisë dikur ishin kryesisht të vetë-qëndrueshme gjatë ditëve të të ashtuquajturës “Perde të Hekurt”. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe hapjes së tregtisë me Rusinë, prodhuesi francez i automjeteve Renault përfundimisht arriti të mbajë 67.61% të aksioneve të kompanisë në vitin 2007.
Janë këto lidhje ndërkombëtare që kanë luajtur një rol në ndalimin e uzinave ruse të “Lada-s”. Fabrika e saj gjigante e prodhimit Togliatti në brigjet e lumit Vollga mbështetet në fabrikat e Renault në Rumani për furnizim dhe mbi 20% e pjesëve të saj, duke përfshirë lidhësit dhe komponentët e tjerë elektronikë, vijnë nga jashtë kufijve të Rusisë. Fabrika e kompanisë në Izhevsk është ndalur gjithashtu për shkak të krizës. Ndalimi fillestar i prodhimit u bë më 5 mars, me një ndalesë tjetër të destinuar për 9 mars deri më 11 mars.
© Rruga Press