Lajme

Laçi pa spital pas tërmetit, vetëm shërbim urgjence në një qendër bamirësie

Spitali i Laçit u shemb si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe qytetarët prej dy vitesh nuk kanë ku vizitohen e mjekohen.

Ata marrin vetëm shërbimin e urgjencës shëndetësore, në një ambient që dikur funksiononte si qendër bamirësie.

“Urgjencë është aty, vetëm për ndonjë rast, temperaturë,” – tha një qytetar

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Një mjekim, një serum, asgjë nuk ka më tepër,” – u shpreh një tjetër.

Shefi i Urgjencës së spitalit Laç Agron Dogjani, tregoi se personat që kërkojnë shërbim mjekësor më të avancuar dërgohen me urgjencë në Lezhë ose Tiranë.

 “Rastet të cilat duan një kontroll më të avancuar, i dërgojmë në spitalin e Lezhës ose të Tiranës kur janë në gjendje më të rëndë,” – deklaroi ai.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

Jashtë kamerave personeli pohon se kanë hasur një sërë vështirësish, që nga hapësirat e vogla e deri tek kushtet e punës.

Puna për ndërtimin e spitalit të Laçit ka nisur që në shkurt të vitit 2021, edhe pse u premtua se spitali do të hapte dyert brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *