La fermën, historia e shqiptarit që emigroi për të punuar në ndërtim në Itali
Fermeri Alban Çakalli tregoi rastin e një fermeri tjetër, i cili la fermën e tij në Shqipëri, për të punuar në ndërtim në Itali.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çakalli u shpreh se fermeri kishte prodhime shumë cilësore, por nuk kishte treg për t’i shitur ato.
“Në fakt, është Leonardi nga Spilleja, i cili kishe një diversitet, kishte mollë, qershi, pjeshkë, dardha. Kishte mbi 4 hektarë tokë. Duke e parë që nuk ka tregje, është jashtëzakonisht e vështirë.
Unë po flisja me Leonardin dhe më tha që kishte lënë gjithçka në Shqipëri dhe ishte larguar. Leonardi tani po punon në ndërtim në Itali. Më vjen shumë keq sepse ishte një fermer shumë i mirë dhe prodhonte mallra cilësorë”, theksoi ai.
Rruga Press