Kyrylenko: Sulmi mbi civilët në Mariupol ishte i qëllimshëm
Kreu i administratës rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, tha se rusët kanë shënjestruar qëllimisht civilët në një sulm ajror që goditi një teatër dhe një pishinë në Mariupol.
Me anë të një postimi në telegram ai shkruan:
Ky llum po kërkon të shkatërrojë fizikisht Mariupolin dhe njerëzit e Mariupolit, të cilët prej kohësh janë bërë simbol i rezistencës sonë. Sot, ata nisën një sulm ajror në teatrin e dramës dhe pishinën e Neptunit.
Disa qindra banorë të Mariupolit po strehoheshin në teatrin e dramës. Nuk dihet se si janë ata pasi hyrja në strehën e bombave është e mbuluar me rrënoja. Rusët tashmë kanë filluar të gënjejnë se ishte një seli e batalionit Azov. Por ata e dinë mirë se aty ishin civilë.
Vetëm civilë ishin gjithashtu në Neptun. Tani atje nën rrënoja ka gra shtatzëna dhe gra me fëmijë. Ky është terrorizëm i pastër.
Rruga Press