Bota

“Ky është vetëm fillimi!”, Ukraina merr sistemin e mbrojtjes ajrore, çfarë i pret raketat dhe avionët rusë

Ukraina ka marrë sistemin e parë të mbrojtjes ajrore Iris-T nga Gjermania, njoftoi sot ministry ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Një epokë e re e mbrojtjes kundërajrore ka nisur në Ukrainë. Ky është vetëm fillimi, dhe ne kemi nevojë për më shumë,” tha ministri ukrainas.

Në qershor, kancelari gjerman Olaf Scholz i premtoi Kievit se do t;idorëzonte sistemet Iris-T të afta për të mbrojtur një qytet të madh nga sulmet ajrore.

Të hënën, ndërsa raketat ruse ranë mbi Ukrainën , ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht siguroi se i pari nga këto sisteme do të mbërrinte në Kiev “brenda ditëve të ardhshme” dhe tre të tjera në vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  “Është nxjerrë jashtë kontekstit" - Pas deklaratave të J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë 'hedh poshtë' komentet për a*më bërthamore

Sistemi Iris-T ofron një mburojë 20 km të lartë dhe 40 km të gjerë.

Vetë ushtria gjermane ka raketa Iris-T, por jo sistemin e plotë tokë-ajër. Nga ana e saj, SHBA ka premtuar sisteme raketore tokë-ajër NASAMS: dy do të dorëzohen në javët ose muajt e ardhshëm dhe gjashtë të tjera si pjesë e ndihmës afatgjate për Ukrainën.

Ky sistem raketash tokë-ajër NASAMS është prodhuar nga Raytheon Amerikan dhe Grupi Norvegjez Kongsberg.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *