Ky është shteti europian që po e përjeton më keq pandeminë
Rritja e beftë e rasteve të reja me koronavirus ka shkaktuar panik në Çeki.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 16 939 raste të reja me koronavirus duke thyer rekordin e mëparshëm ku u konstatuan 16 239 raste të reja, shkruan abcnews.al.
Vendi i Evropës Qendrore me 10.7 milion banorë është një nga më të goditurit nga pandemia. Aty janë regjistruar gjithsej 718,661 raste deri më tani.
Ndërkohë, mësohet se brenda ditës kanë ndërruar jetë 151 persona duke e çuar në 11 580 numrin total të vdekjeve në këtë vend.
Rruga Press