KryesoreLajme

Ky është mbishkrimi që avokati Stojkoviq la në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Blerina, do jetosh gjithnjë

Avokati serb Çedomir Stojkoviq gjatë homazheve sot në Kompleksin Memorial në Prekaz ka lanë edhe një shkrim në këtë kompleks.

Shkrimi i është dedikuar vajzës shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra në vitin 1998 nga forcat serbe.

“E dashur Blerina, ju jetoni dhe do të jetoni gjithmonë”, ka shkruar Stojkoviq në gjuhën angleze.

Ai gjatë vizitës në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është njohur me historinë e familjes Jashari.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Kulmi i komunës së re të Prishtinës u rrëzua nga erërat e forta, dëmet do të kompensohen“Për neve është që ta tregojmë rrugën që të tjerë do të zgjedhin që ta ndjekin. Unë shpresoj se të dy popujt, nga Kosova dhe Serbia, rajoni e Ballkani do ta ndjekin këtë rrugë”, tha Stojkoviq në adresimin e tij të bërë në gjuhën angleze pas vendosjes së luleve te varri i Blerina Jasharit.

Stojkoviq më herët kishte paralajmëruar vizitën në Prekaz, duke pasur atë të politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht nga BIA pas kthimit të tij në Serbi vetëm pse nderoi familjen Jashari.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan
YouTube player