KryesoreLajme

Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte si pjestar i UÇK-së

KosovaNews pak më parë raportoi për një qytetarë të Kosovës nga Gjakova  i cili u arrestua dje nga policia serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli. Duraku po vinte nga Anglia në drejtim të Kosovës dhe përderisa ka kaluar kufirin Hungarez është ndalur për tu marrë në pyetje nga policia kufitare serbe.

KosovaNews ka kontaktuar me një familjar të Sadik Durakut i cili ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij rasti.
“Po unë jetoj në Kroaci dhe mua dje më ka  thirrë një avokat i shtetit nga Serbisa dhe më kanë informuar se është ndalur daja im nga policia e Serbisë dhe  ma kanë dërguar edhe një letër duke më thënë se ai akuzohet për krime lufte. Ata më kanë thënë se nesër daja im e ka seancën gjyqësore në Beograd dhe  unë tash jam duke u angazhu me marrë një avokat këtu në Kroaci sepse nuk ju besoj avokatëve serb” tha ndër të tjera familjari i të arresuarit.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në letrën e ndalimit thuhet se Sadik Duraku “është i dyshuar për kryerjen e veprës penale kundër popullatës civile në atë mënyrë, ka arsye të dyshohet se, gjatë vitit 1999, një pjesëtar i UÇK-së ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe ka grabitur popullatën civile në zonën e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës”.
Ky vendim është nënshkruar nga prokurori publik serb për krime të luftës Vasilija Sarakliq.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Në datat e hartimit të kësaj akuze nga ana e prokurorisë serbe shihet qartë që gjithçka është e inskenuar brenda dite ashtu siç di të bëj shteti serb në vazhdimësi skenare të tilla ndaj shqiptarëve të Kosovës. /KosovaNews/

YouTube player