Lajme

“Kuvendi të rishikojë rregulloren”, kërkesa e Shoqërisë Civile: Më tepër hapësirë në vendimmarrje

Rishikimi i rregullores së Kuvendit në lidhje me procedurat e peticioneve dhe konsolidimi i një praktike të tillë ishin disa nga sugjerimet e dhëna në një tryezë të rrumbullakët mbi angazhimin e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

“Së pari mendojmë të konsolidohet një praktikë pozitive parlamentare për marrjen dhe trajtimin e peticioneve si dhe të rishikohet rregullorja e Kuvendit për të pasur parashikime të qarta, të detajuara për procedurat e peticioneve dhe ta fuqizojë këtë instrument dhe efektshmëri të impaktit të tij te qytetarët dhe grupet e interesit.”

Sfidë mbetet edhe komunikimi mes shoqërisë civile dhe ligjvënësve.

Lexo më shumë  Tkurret turizmi në Shqipëri, u mbajt nga Kosova dhe Italia në janar-shkurt

“Edhe pjesa e Kuvendit për të kontaktuar, për t’i mbajtur aktive marrëdhëniet me shoqërinë civile gjithashtu  ka sfida siç i hasim dhe ne te pjesa e mbledhjes së të dhënave.”

Bazuar në eksperiencat e drejtpërdrejta të pjesëmarrjes me Kuvendin, 38.3% e organizatave e shoqërisë civile e shohin raportin mes tyre drejt përmirësimi. Ndërsa 7.5% perceptojnë se marrëdhëniet e tyre kanë ardhur duke u përkeqësuar.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *