Lajme

Kuvendi pritet të nxjerrë rezolutë kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës nesër gjatë seancës së jashtëzakonshme pritet të miratojë Rezolutë për kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

Telegrafi merr vesh se kjo Rezolutë pritet të miratohet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të lëshuar sot pas takimit me shtetet e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ndryshe, institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, sipas deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, “përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player