Lajme

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për diplomat, studentët e Mjekësisë protestojnë para parlamentit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë po protestojnë sot para Kuvendit, kundër projektligjit që i detyron ata për të punuar 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të marrin diplomën.

Studentët kanë firmosur një peticion nga të gjitha grupet e interesit dhe kërkojnë anulimin e projektligjit. Ata paralajmëruan se do ta çojnë ligjin në çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik.”- u shpreh një studente.

Lexo më shumë  Del SONDAZHI/ Bie ndjeshëm mbështetja për Trump-in

Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë studimit.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadoren holandeze: Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Holandën

Rruga Press

YouTube player