Kuvendi i thirrur nga Berisha, gazetarëve iu kërkohet që të dalin jashtë stadiumit ‘Air Albania’
Teksa vijon futja në ‘Air Albania’ të delegatëve dhe mbështetësve të PD-së, në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, siç duket organizatorët nuk kanë menduar se çfarë do të bëjnë me gazetarët.
Organizatorët nuk i kanë lejuar gazetarët që të hyjnë në vendin ku qëndrojnë delegatët. Pas një vendimi të dytë, gazetarët janë lejuar që të futen, por më pas diçka ka ndryshuar dhe janë njoftuar të lënë ambientet e stadiumit.
Rruga Press