Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Deputetët kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 66 vota për.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se të njëjtin do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se byroja të bëhet, por jo në kurriz të politizimit.

“Pavarësisht të gjithave, këtij projektligji t’ia jep mbështetjen pas miratimit të Venecias. Pra do të votojmë për. Mbështetja me votë sidoqoftë nuk do të thotë se nuk kemi vërejtje dhe pyetje. Drafti që po e votojmë sot fatmirësisht ndryshon nga drafti kundërkushtetues që u votua në korrik të vitit 2022, por megjithatë ka paqartësi. Byroja le të bëhet, le të konfiskojë mijëra dhe miliona, pasi hajnisë asnjë qytetar s’ia ka pasur hak dhe as sistemit të ngathtë të drejtësisë, por jo në kurriz të politizimit”, tha ajo.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Kurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtar publik, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilitdo zyrtari.

“Nuk është qëllimi që të goditet një zyrtar, por qëllimi është që të luftohet pasuria e pajustifikueshme e kujdo qoftë zyrtari”, tha ajo.

Projektligji kishte shkaktuar pakënaqësi nga disa palë. Mangësi e rekomandime ishin dhënë nga Komisioni i Venecias në shqyrtimin e Draftligjit për Byronë. Në opinionin e saj thuhet se krijimi i një mekanizmi të tillë mund të kishte rëndësi për të siguruar masa për zhvillim ekonomik të vendit, megjithatë procedurat e konfiskimit duhet të rregullohen dhe implementohen në pajtim me Kushtetutën.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Opozita e pati bojkotuar aktivitetin e parë të sesionit vjeshtor që lidhej me Projektligjin për Byronë. Ajo kërkonte që projektligji t’i kthehej Qeverisë për rishkrim.

PDK-ja pati thënë se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në mënyrën si ishte dërguar në Kuvend vitin e kaluar, mund të shfrytëzohet për hakmarrje politike.

Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *