Lajme

Kuvendi i 11 dhjetorit, ambasada e SHBA paralajmëron shtetasit e saj

Ndonëse bëhet fjalë për një Kuvend dhe jo për një miting, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes gjatë ditës së shtunë 11 dhjetor.

Në njoftimin drejtuar amerikanëve që jetojnë në kryeqytet, selia diplomatike e SHBA kërkon nga ata që të shmangin tubimet dhe të monitorojnë mediat në lidhje me situatën që mund të krijohet me tubimin politike që do të zhvillohet prej orës 10:00 pranë stadiumit “Air Albania”

Lexo më shumë  Haxhiu: Qeveria e Kurtit nuk e bën “Zajednicën”, nuk bën pazare me Listën Serbe

“Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e tubimit nuk dihen.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin mbledhjet e mëdha në qytet.

Ndërsa shumë ngjarje mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Monitoroni mediat lokale për përditësime” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *