ArgumentKryesore

Kushtetuta lejon zgjedhjen e kryeministrit dhe ministrave duke qenë deputetë. Pra lejon të qenit deputet, dhe më pas të votohen për ministra

Shkruan Hysamedin Feraj

Edhe një herë:

Po të mjaftonte leximi i ligjit fjalë pas fjale,

nuk do kishte nevojë për arsimim specifik në jurisprudencë: çdo njeri që njeh alfabetin e lexon ligjin, dhe kaq!

Megjithatë, edhe fjalë për fjalë:

■ Kushtetuta nuk i ndalon ministrat të kandidohen e të zgjidhen deputetë, pa dhënë dorëheqje nga detyra e tyre. Kërkesa ligjore kushtetuese për dorëheqje si kusht me u kandidu dhe me u zgjedh deputet/e është krejt e qartë dhe e specifukuar hollësisht, në detaj (73)

■ Kushtetuta lejon zgjedhjen e kryeministrit dhe ministrave duke qenë deputetë. Pra lejon të qenit deputet, dhe më pas të votohen për ministra (96/6).

Lexo më shumë  Forcat speciale ukrainase futen prapa vijës mbrojtëse të rusëve dhe likuidojnë ushtarë të Putinit

■ Po ky nen ia lë ligjit të rregullojë papajtueshmërinë e anëtarëve të qeverisë me funksionet e tyre (96/7). Por nuk ia lë ligjit ta anullojë ose amendojë nenin kushtetues paraprak (96/6). Këtë e ka vendosur tashmë vetë kushtetuta, pa ia lënë ligjit.

■ Kushtetuta thotë se “Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë kushtetutë” (neni16/1).

■ Nëse ekziston një ligj që i ndalon ministrat të jenë deputet pa dhënë dorëheqjen, atëherë ky ligj nuk është në pajtim me kushtetutën (nenet e mësipërm)

____________________________________

E tani: cili ka përparësi – ligji apo kushtetuta?

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Kjo është çëshjte e hierarkisë ligjore.

◇ Në disa kultura përparësi ka, sipas radhës:

1. Urdhëri i shefit (sidomos kur jepet me telefon);

2. Akti administrativ;

3. Akti nënligjor;

4. Ligji;

5. Kushtetuta.

◇ Në disa kultura përparësi ka, sipas radhës:

1. Kushtetuta;

2. Ligji;

3. Akti nënligjor;

4. Akti administrativ;

5. Urdhëri i shefit.

Në cilën kulturë përkisni, të dashur lexues?

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit