Lajme

Kushtetuesja rrëzon dekretin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendimin këtë të hënë duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut të pezulluar Erion Veliaj për të vijuar detyrën si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Gjykata ka votuar 5 me 3 në favor të Veliajt.

Vendimi i komunikuar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e shkarkimit të Erion Veliajt:

Lexo më shumë  Takohen në Mynih tre ministrat e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, diskutojnë për industrinë e mbrojtjes

“Kemi një pjesë të argumentimit, ku rrëzohet vendimmarrja ndaj Erion Veliajt. Në sqarim u tha se ligji nuk krijon norma të reja paralele lidhur me vetëqeverisjen vendore. Qeveria nuk krijon normë të re ligjore. Kryebashkiakët rrëzohen për shkelje kushtetuese. Ligji është normë më e vogël se një nen kushtetues.Neni 115 është më i lartë se ligji për vetëqeverisjen vendore.Trupa gjyqësore ka vërejtur se procesi i Këshillit Bashkiak ka qenë i parregullt. Sipas tyre, ai duhet të ishte fizikisht në Këshillin Bashkiak.”

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player